KULTURË

Artikull

Bullgaria merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt

Enjte, 16 Tetor 2025, 08:06

Bullgaria merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt

FOTO: Ministria e Kulturës

Madhësia e shkronjave

Ministri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt.
Ministrat shprehën mirënjohje për organizatorët nga Shoqata Bullgare e Librit, Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin dhe diplomatët bullgarë në republikën federale.
Deri më 19 tetor, stenda e Frankfurtit do të presë një program të pasur me ngjarje letrare, premiera dhe diskutime që do të prezantojnë letërsinë bashkëkohore bullgare, transmeton BTA. Në forum do të marrin pjesë autorët Nadja Radullova, Momçill Millanov, Nikollaj Terzijski, Rusana Bardarska, Radosllav Bimballov dhe ilustruesja Maja Boçeva. Moderatorë dhe pjesëmarrës do të jenë Svetllozar Zhelev, Jana Genova dhe Gergana Pançeva.
Panairi i Librit në Frankfurt është forumi kryesor global për botim librash, me më shumë se 2000 ekspozues nga e gjithë bota.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ministria e Kulturës