Artikull
Ambasadori i Sllovakisë thirret në Ministrinë e Jashtme për deklaratat e Presidentit sllovak në Shkup
Enjte 16 Tetor 2025 09:25
Enjte, 16 Tetor 2025, 09:25
Presidenti sllovak Peter Pellegrini me Presidenten e RSM Gordana Siljanovska
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
Ambasadori sllovak Vasil Grivna u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për deklaratat zyrtare të bëra nga Presidenti sllovak Peter Pellegrini gjatë vizitës së tij në Shkup më 14 tetor. Deklaratat kishin të bënin me vlerësime të papranueshme të bëra në lidhje me procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, njoftoi Ministria.
Drejtori i Përgjithshëm për Çështjet Evropiane Jordan Përvanov shprehu "habitjen e thellë të palës bullgare për qëndrimet e deklaruara nga Presidenti Pellegrini, të cilat në praktikë sfidojnë vlefshmërinë e Konsensusit Evropian të korrikut 2022, të miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, përfshirë Sllovakinë", bëri të ditur Ministria.
"Jemi thellësisht të zhgënjyer që një vend partner i lejon vetes të inkurajojë retorikën kundërproduktive të qeverisë në Maqedoninë e Veriut, e cila kërkon vazhdimisht dikë për ta fajësuar për mungesën e progresit në procesin e integrimit evropian. Një qëndrim i tillë nuk është në interes as të vizionit strategjik të BE-së për rajonin dhe as të qytetarëve të këtij vendi kandidat", theksoi Përvanov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: EPA/BGNES
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا