Artikull
Banka Kombëtare Bullgare i bën thirrje shtetit të ndjekë një politikë financiare konservatore
Enjte 16 Tetor 2025 10:36
Enjte, 16 Tetor 2025, 10:36
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Rritja e ekonomisë kombëtare në tremujorin e dytë të vitit 2025 u përshpejtua me 3.5% në bazë vjetore. Sipas një analize nga Banka Kombëtare Bullgare - BNB nga numri 3 i "Pasqyrës Ekomomike", faktorët kryesorë për përshpejtimin janë rënia e importeve të mallrave dhe rritja e ndjeshme e konsumit qeveritar dhe privat. Konsumi familjar po rritet me 6.9% në bazë vjetore. Punësimi në tregun e punës po rritet me 3.7 për qind. Në të njëjtën kohë mungesa e fuqisë punëtore rritet në nivele historikisht të larta, duke çuar në një rritje të pagave me 18.5% në bazë vjetore.
Inflacioni vjetor është 3.5% në gusht 2025, krahasuar me 2.1% në fund të vitit 2024.
Në periudhën 2020-2024, ekziston një tendencë e qartë për përkeqësimin e pozicionit fiskal të Bullgarisë, prandaj BNB bën thirrje për një politikë financiare konservatore që do të ruajë qëndrueshmërinë fiskale të vendit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ani Petrova
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا