KULTURË

Artikull

Vlladislav Hristov fitoi çmimin më të lartë në botë për vargje haiku

Enjte, 16 Tetor 2025, 14:34

Vlladisllav Hristov

Vlladisllav Hristov

FOTO: Bojana Petrova

Madhësia e shkronjave

Poeti dhe autori i haikut nga Plovdivi, Vlladislav Hristov, fitoi çmimin e madh në konkursin ndërkombëtar të haikut të organizuar nga Muzeu Memorial i Matsuo Basho në qytetin Iga të Japonisë.

Muzeu Memorial i Matsuo Basho në qytetin Iga të Japonisë

FOTO: Архив

Për herë të parë, një bullgar ka marrë çmimin prestigjioz, i cili i dedikohet babait të zhanrit të haikut, Matsuo Basho.
Konkursi mbahet për 79 vjet dhe tërheq mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota. Çmimi i fituar është i krahasueshëm me Çmimin Nobel për këtë zhanër, raporton Radio Plovdiv.
Vlladislav Hristov fitoi konkursin me veprën e tij lirike me ndikim të lartë:
"Fundi i luftës –
gurët e varreve
pa hije."
Përveç Vlladisllav Hristovit, midis 15 mjeshtërve të shquar të haikut janë edhe tre autorë të tjerë bullgarë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Bojana Petrova, arkiv

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا