Artikull
Ministri i Drejtësisë i paraqiti BE-së progresin në reformat gjyqësore
Premte 17 Tetor 2025 07:27
Premte, 17 Tetor 2025, 07:27
FOTO: justice.government.bg
Madhësia e shkronjave
Paketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev me ekipin e Komisionit Evropian përgjegjës për reformat në kuadër të planit në Bullgari, njoftoi Ministria e Drejtësisë.
Në Bruksel, Ministri Georgiev prezantoi paketën e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të cilat garantojnë efikasitetin e procedurave penale. Ai rregullon të drejtën e viktimave për të kërkuar përshpejtimin e procedurave penale, si dhe mundësinë e ndarjes së çështjeve në një fazë gjykimi. Ndryshimet janë në zbatim të vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Qëllimi është të përshpejtohen hetimet dhe të parandalohet ndërprerja e procedurave penale për shkak të skadimit të afatit të parashkrimit. Komisioni Evropian pret që tekstet të miratohen përfundimisht sa më shpejt të jetë e mundur, bëri të ditur ministria. Georgiev gjithashtu prezantoi projektligjin për lobimin.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: justice.government.bg