EKONOMI

Artikull

Prezantuan hartën e parë interaktive të investimeve në Bullgari

Premte, 17 Tetor 2025, 09:14

Тomislav Donçev dhe drejtoresha e Agjencisë së Investimeve Mila Nenova në prezantimin e hartës

Тomislav Donçev dhe drejtoresha e Agjencisë së Investimeve Mila Nenova në prezantimin e hartës

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Ministria e Inovacionit dhe Rritjes prezantoi hartën e parë interaktive të investimeve në Bullgari.  Qëllimi i platformës është t'u ofrojë investitorëve bullgarë dhe të huaj informacion të dobishëm dhe të azhurnuar në një vend dhe ta bëjë më të lehtë për ta marrjen e vendimeve për investime. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Inovacionit Tomisllav Donçev theksoi se projekti është në fillim dhe do të ndërtohet mbi të.

FOTO: investmap.government.bg

"Ne u përpoqëm t'i shikonim proceset përmes syve të investitorit, edhe nëse ai ka vendosur me të drejtë se Bullgaria është një destinacion i mirë investimi. Ne nuk duam ta marrim biznesin e konsulentëve dhe avokatëve në asnjë mënyrë, ne duam ta bëjmë më të lehtë", tha Donçev.
Platforma përmban 3 grupe informacioni - rreth zonave dhe parqeve industriale, rreth infrastrukturës shkencore dhe teknologjike dhe rreth pronave të investimit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, investmap.government.bg