Artikull
Radioja Kombëtare Bullgare do të organizojë Konferencën Vjetore Ndërkombëtare të Mediave Publike
Premte 17 Tetor 2025 14:14
Premte, 17 Tetor 2025, 14:14
Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të organizojë Konferencën Vjetore Ndërkombëtare të Mediave Publike. Forumi prestigjioz do të mbahet për herë të parë në Sofje nga 20 deri më 22 tetor me pjesëmarrjen e transmetuesve publikë nga 24 vende në pesë kontinente. Eventi do të hapet nga Presidenti Rumen Radev, Sekretari i Përgjithshëm i PBI-së David Jordan nga BBC dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev.
FOTO: PBI
“Mediat Publike – fuqia e argumenteve” do të jetë tema e konferencës. Pjesëmarrësit do të diskutojnë tema themelore, si liria e fjalës, pavarësia, krizat dhe financimi i mediave publike, si dhe çështje aktuale, si tërheqja e audiencës së re, negociatat me sindikatat dhe Amerika e Donald Trump.
“Shoqata Ndërkombëtare e Mediave Publike vazhdon të jetë një platformë unike për ndarjen e njohurive, adresimin e sfidave dhe riafirmimin e angazhimit tonë të përbashkët ndaj vlerave të interesit publik”, tha Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev. Ai theksoi: “Ne duam të nxjerrim në pah fuqinë dhe rëndësinë e mediave publike në një epokë ndryshimesh të shpejta dhe pasigurie në rritje, të frymëzojmë biseda kuptimplote dhe të krijojmë bashkëpunime të reja.”
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ani Petrova, PBI
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا