LAJME

Artikull

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Shtunë, 18 Tetor 2025, 02:05

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

FOTO: Facebook / Sofia Zoo

Madhësia e shkronjave

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan.
Disa kohë më parë, leopardi femër Geeta mbërriti nga Kopshti Zoologjik i Helsinkit, Finlandë, dhe Araatan do të jetë partneri i saj. Çifti është në Bullgari në kuadër të Programit Evropian të Specieve të Rrezikuara, në të cilin merr pjesë Kopshti Zoologjik i Sofjes.
Qëllimi është që leopardët të riprodhohen dhe të rrisin popullatën e këtyre kafshëve të bukura në terren të mbyllur. Leopardët e borës janë në kategorinë "Të Cenueshëm" në Listën e Kuqe të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. Në mjedisin e tyre natyror, ata kërcënohen nga gjuetia e paligjshme, tregtia e paligjshme e lëkurës dhe e pjesëve të trupit (kryesisht e përdorur në mjekësinë tradicionale kineze), si dhe nga degradimi i habitatit dhe konflikti me njerëzit.
Vetëm rreth 3300 përfaqësues në moshë të pjekur të specieve kanë mbetur në natyrë.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / Sofia Zoo