SPORT

Artikull

Atletë nga Bullgaria dhe jashtë vendit do të garojnë në vrapim në terren të hapur në Llukovit

Shtunë, 18 Tetor 2025, 02:40

Atletë nga Bullgaria dhe jashtë vendit do të garojnë në vrapim në terren të hapur në Llukovit

FOTO: Bashkia e Llukovitit (arkiv)

Madhësia e shkronjave

Pjesëmarrësit në Turneun e 35-të Ndërkombëtar të Vrapimit në Terren të Hapur(cross-country running) “Nuset e Llukovit” do të fillojnë vrapimin sot në mëngjes, 18 tetor, në stadiumin e qytetit, raportoi BTA, duke cituar administratën komunale në Llukovit. Sipërfaqja është natyrale dhe gjatësia e një xhiroje është 1000 m.
Sipas rregullores, gratë do të vrapojnë 2 km, dhe burrat - 3 km. Të njëjtat distanca vlejnë për vajzat dhe djemtë 2010/2011, si dhe për vajzat dhe adoleshentet e moshës juniore (2008/2009) dhe seniore (2006/2007). Distancat do të jenë më të shkurtra për garueset më të reja.
Garuesit më të mirë do të marrin medalje dhe çmime të ndryshme. Organizatorët e turneut të vrapimit në terren të hapur janë Bashkia e Llukovit, Federata Bullgare e Atletikës dhe Klubi i Atletikës "Atletik-90" - Lukovit.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Bashkia e Llukovitit (arkiv)