Dielë 19 Tetor 2025 07:15
Dielë, 19 Tetor 2025, 07:15
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind, krahasuar me 5.2 për qind në gusht. Me ndërmjetësimin e zyrave të punës, 17 mijë persona filluan punë në shtator, ku gati 3 mijë prej tyre morën punësim të subvencionuar, kryesisht të papunë afatgjatë, persona me aftësi të kufizuara dhe të rinj pa përvojë.
Ndërmjetësit romë dhe të rinj arritën të motivojnë 4 mijë e 800 persona, të cilët ndërmorën hapat e parë drejt punësimit.
Vendet e lira të shpallura janë të njëjta me ato të gushtit - 9 mijë e 500. Më shumë njerëz kërkohen në arsim (29.0 për qind) dhe në industrinë prodhuese - gati 22 për qind.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Pixabay
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا