LAJME

Artikull

Ministri i brendshëm tha se shërbimet ruse po ndihmojnë emigracionin e paligjshëm

Hënë, 20 Tetor 2025, 06:11

Daniell Mitov.

Daniell Mitov.

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Spiunë rusë dhe grupe humanitare ekstremisht të majta po bashkëpunojnë me trafikantët e qenieve njerëzore për të përmbytur Evropën me emigrantë të paligjshëm, shkruan gazeta “The Times”, duke cituar ministrin e brendshëm bullgar Daniell Mitov. Ai tha se qeveria bullgare disponon prova që Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë ka lidhje të drejtpërdrejta me bandat kriminale që lehtësojnë emigracionin e paligjshëm në BE, transmetoi korrespondenti i BNR në Londër, Veselin Paunov. Ai tha se spiunët rusë po ndihmojnë trafikantët e qenieve njerëzore të zbulojnë dobësitë në kufijtë e jashtëm të BE-së, përfshirë kufirin e Bullgarisë me Turqinë, dhe u tregojnë migrantëve se si të shfrytëzojnë sistemet e azilit të BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar për të shmangur dëbimin. Përveç kësaj, sipas Mitovit, disa organizata joqeveritare po bashkëpunojnë me kontrabandistët “nën pretekst ideologjik”.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA