LAJME

Artikull

Një prift bullgar ofron lutje për suksesin e bisedimeve paqësore në Budapest

Hënë, 20 Tetor 2025, 06:32

Plaka përkujtimore e Shën Ivan Rillskit në katedralen në Estergom, vendosur me rastin e Ditës së Miqësisë Hungarezo-Bullgare

Plaka përkujtimore e Shën Ivan Rillskit në katedralen në Estergom, vendosur me rastin e Ditës së Miqësisë Hungarezo-Bullgare

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Zëvendësministri i jashtëm rus, Aleksandër Grushko, deklaroi se Moska nuk ka zhvilluar bisedime për fluturimin e mundshëm të avionit presidencial të Vlladimir Putinit mbi Poloninë, Rumaninë dhe Bullgarinë drejt Budapestit. “Është ende herët për kontakte me Bullgarinë dhe shtete të tjera për fluturimin e mundshëm të avionit të Vlladimir Putinit mbi hapësirën e tyre ajrore në rrugën për në Hungari”, tha Grushko, i cituar nga agjencia ruse RIA “Novosti”.
Më 16 tetor, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti rus Vlladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike dhe u raportua se po përgatisin një takim në Budapest, i cili do të fokusohet në çështjen e Ukrainës.
Tanço Popgançev Jançev, prift i Kishës Ortodokse Bullgare në Hungari, më 19 tetor, gjatë një ceremonie me rastin e Ditës së Miqësisë Hungarezo-Bullgare në qytetin Estergom, u bëri thirrje bashkësive ortodokse, katolike dhe protestante që të luten së bashku për suksesin e bisedimeve paqësore, raportoi agjencia hungareze MTI.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA