Bullgaria, Greqia dhe Rumania janë gati me një memorandum për bashkëpunim në projekte të reja transporti, deklaroi komisioneri evropian grek për transport dhe turizëm, Apostolos Xixikostas. Ai theksoi se në nëntor, në Bruksel, do të nënshkruhet një marrëveshje për zbatimin e projekteve të përbashkëta. Tre vendet ballkanike po bashkojnë përpjekjet për zhvillimin e rrugëve dhe linjave të reja hekurudhore, të cilat do të lidhin Detin Egje, Detin e Zi dhe lumin Danub. Komisioneri evropian theksoi se kjo është një bosht transporti me potencial të madh për zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve.
Xixikostas deklaroi se Bullgaria, Greqia dhe Rumania kanë arritur një dialog trepalësh, siç nuk ka pasur më parë. Memorandumi parashikon projekte me rëndësi strategjike në territorin bullgar, përfshirë korridoret Kullata – Vidin, Svilengrad – Ruse, si dhe autostradën e ardhshme "Deti i Zi", raporton korrespondentja e BNR në Bruksel, Katja Peeva.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES