Artikull
Presidenti i Hungarisë është duke bërë një vizitë dyditore në Bullgari
Hënë 20 Tetor 2025 09:59
Hënë, 20 Tetor 2025, 09:59
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i ftuari vizitoi shtëpinë bullgare të poetit, përkthyes dhe piktor hungarez Llasllo Nagi.
Më 20 tetor, të dy presidentët zhvilluan një takim zyrtar kokë më kokë në Sofje.
“Si rezultat i pozitës racionale të Hungarisë, është krejtësisht e natyrshme që Budapesti të jetë mikpritës i takimit ndërmjet presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vlladimir Putin”, tha Radev gjatë konferencës së përbashkët për shtyp pas bisedimeve. “I bëra thirrje palës hungareze, e cila ka marrëdhënie miqësore në rritje me Maqedoninë e Veriut, të sigurojë vëllezërit tanë se ndryshimi i Kushtetutës dhe konsensusi evropian janë kushte të detyrueshme për anëtarësimin në BE”, shtoi presidenti bullgar.
Presidenti hungarez Tamash Shujok premtoi mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Bullgarisë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا