Artikull
Zyra e Prokurorit Evropian heton një fermë fiktive të midhjeve në Detin e Zi
Hënë 20 Tetor 2025 11:24
Hënë, 20 Tetor 2025, 11:24
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine në komunën e Nesebërit kanë nxitur një hetim nga Zyra e Prokurorit Evropian.
Projekti u miratua në vitin 2020 sipas një marrëveshjeje granti me afat zbatimi deri në shtator 2021, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova. Me kërkesë të Zyrës së Prokurorit Evropian, më 1 tetor të këtij viti, hetuesit dhe zhytësit nga Drejtoria Kryesore "Policia Kufitare" - Burgas kryen një inspektim të shtratit të detit në një sipërfaqe prej 240 mijë metrash katrorë duke përdorur dronë nënujorë dhe ajrorë. Pamjet video nënujore nuk treguan gjurmë të infrastrukturës që lidhen me një fermë midhjesh, dhe në fund kishte vetëm rërë.
Për zbatimin e projektit, përfituesi mori shumën prej mbi 280 mijë eurosh, nga të cilat mbi 210 mijë nga Fondi Evropian Detar dhe i Peshkimit, dhe pjesa tjetër nga buxheti kombëtar. Hetimi vazhdon me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا