LAJME

Artikull

Zyra e Prokurorit Evropian heton projekte në Bashkinë e Plovdivit

Hënë, 20 Tetor 2025, 13:38

Zyra e Prokurorit Evropian heton projekte në Bashkinë e Plovdivit

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me përmirësimin e hapësirave të gjelbra urbane dhe publike në qytet, njoftoi Përfaqësia e PE-së në Sofje.
Hetimi u krye së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme "Policia Kombëtare" pas dyshimeve për mashtrim dhe abuzim me pushtetin në lidhje me një projekt prokurimi publik me vlerë mbi 1.5 milion euro, 59% e të cilave u bashkëfinancuan nga Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal për përmirësimin e hapësirave të gjelbra në hapësirat urbane dhe publike në Plovdiv.
Menaxheri dhe përfaqësuesi ligjor i kompanisë kontraktuese dyshohen se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara që përmbajnë sasi dhe çmime të fryra, sipas të dhënave nga hetimi. Ish-nëpunës civilë nga bashkia janë gjithashtu të përfshirë në këtë rast, të dyshuar për abuzim me pushtetin në periudhën 2022-2023.
Lexoni më shumë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA