Artikull
Festivali Ndërkombëtar “Da Fest” në Sofje eksploron sinjalet nga një botë e pasigurt
Martë 21 Tetor 2025 03:10
Martë, 21 Tetor 2025, 03:10
FOTO: Dieter Wuschanski
Madhësia e shkronjave
Edicioni i 10-të përvjetor i Festivalit Ndërkombëtar “Da Fest” i prezanton publikut vepra nga yje të nivelit botëror nga skena e arteve digjitale. Forumi pesëditor, i organizuar nga organizata për zhvillimin e arteve digjitale dhe moderne “Da Lab” dhe Akademia Kombëtare e Arteve, hapet sot, 21 tetor, në Sofje.
Tema e festivalit të këtij viti është æŋˈzaɪəti | “Ankthi: Sinjalet nga një Botë e Pasigurt”. Ai do të përqendrohet në tensionin midis teknologjisë dhe ndjenjës njerëzore, midis algoritmeve dhe emocioneve në kulturën bashkëkohore. Programi përfshin 14 ekspozita, pesë shfaqje artistike, pesë programe projektimi, leksione, diskutime dhe punëtori, të cilat do të zhvillohen në 15 hapësira të ndryshme, raporton BTA.
Ekspozita e parë “E erdhmja e vëmendshme – rimendimi i pranisë në hapësirat digjitale”, pjesë e festivalit, mund të shihet në Institutin Kulturor Hungarez. Në të, studentët nga Budapesti eksplorojnë komunikimin në një mjedis digjital dhe ankthin që rrjedh prej tij.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Dieter Wuschanski
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا