Artikull
Bullgaria është e gatshme të sigurojë korridor ajror për një takim të mundshëm në Budapest
Martë 21 Tetor 2025 05:59
Martë, 21 Tetor 2025, 05:59
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria do të lejojë që një aeroplan që transporton Vladimir Putin të kalojë nëpër hapësirën e saj ajrore për të lehtësuar një takim të mundshëm midis Udhëheqësit rus dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Budapest. Kjo u njoftua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev, i cituar nga Euractive.
"Kur bëhen përpjekje për të arritur paqen, nëse kushti për këtë është të zhvillohet një takim i tillë, është më logjike që të ketë ndërmjetës për zhvillimin e tij", u tha Georgiev gazetarëve në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg. "Si mund të mbahet takimi nëse njëri nga pjesëmarrësit nuk mund të marrë pjesë në të?", pyeti diplomati i parë bullgar.
Hungaria dhe Bullgaria kufizojnë me Serbinë, e cila ka lidhje të forta historike me Moskën. Kalimi nëpër Bullgari gjatë rrugës për në Budapest do ta shkurtonte ndjeshëm kohëzgjatjen e fluturimit të Putinit, raporton BTA.
Shefja e diplomacisë evropiane, Kaia Kallas, dhe disa vende të Evropës Lindore dhe Qendrore kritikuan takimin e planifikuar për shkak të përjashtimit të Presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, raporton Euractive.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA