Artikull
BNR organizon takimin vjetor të mediave publike nga pesë kontinente
Martë 21 Tetor 2025 08:23
Martë, 21 Tetor 2025, 08:23
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe televizionit nga 24 vende në pesë kontinente. Tema e forumit është "Mediat Publike - Fuqia e Argumenteve". Do të diskutohen temat e lirisë së fjalës, pavarësisë, krizave dhe financimit të mediave publike, si dhe raste aktuale si tërheqja e audiencës së të rinjve dhe negociatat me sindikatat. Pjesëmarrësit do të përshëndeten nga Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Milen Mitev dhe Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë David Jordan.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ani Petrova
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا