Bashkëprodhimi bullgaro-anglez “Lojërat e Djallit” mori çmimin për “kinematografinë më të mirë” në Festivalin prestigjioz të Filmit Chelsea në New York. Kjo u njoftua në Facebook nga Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në New York.
Filmi u shfaq si pjesë e përzgjedhjes zyrtare të festivalit. Në shfaqje morën pjesë producentja Desi Tenekexhieva, një nga producentët ekzekutivë Gary Stretch dhe aktori Ilijan Stamenkov.
Konsulli i Përgjithshëm i Bullgarisë në New York, Angell Angellov, gjithashtu mori pjesë në diskutimin që pasoi. Së bashku me shikuesit e tjerë, ai komentoi se ndryshe nga shumë filma të tjerë të xhiruar në Bullgari në dekadat e fundit, “Lojërat e Djallit” tregon qartë se ku zhvillohet aksioni dhe, në përputhje me rrethanat, kuptohet se në cilin shtet janë xhiruar “këto lokacione mbresëlënëse”.
Filmi është njëkohësisht një triller fantastik dhe një dramë prekëse e rritjes, e mbushur me humor të hollë anglez. Ideja është frymëzuar nga romani i Mark Twain “I huaji misterioz”. Filmi ka fituar tashmë 11 çmime në kategori të ndryshme në festivale ndërkombëtare dhe do të përhapet në mbarë botën më 19 dhjetor, raporton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Konsullata e Përgjithshme e Nju Jorkut