LAJME

Artikull

Pushtetarët diskutuan të ardhmen e kabinetit në errësirë mediatike

Martë, 21 Tetor 2025, 12:18

Pushtetarët diskutuan të ardhmen e kabinetit në errësirë mediatike

FOTO: Ani Petrova, BNR

Madhësia e shkronjave

Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për një ndryshim të tillë foli javën e kaluar lideri i GERB-it, Bojko Borisov, pas partia zuri vendin e gjashtë në zgjedhjet lokale në Pazardzhik.
Këshilli për qeverisje të përbashkët u zhvillua me dyer të mbyllura, larg vëmendjes mediatike, raportoi gazetarja e BNR-së, Maria Fileva. Një nga të paktat gjëra të qarta ishte se tema e takimit ishte buxheti shtetëror për vitin e ardhshëm. Deputeti nga GERB, Deljan Dobrev, i cili u largua nga këshilli dy orë më vonë, megjithatë refuzoi të tregojë nëse është arritur marrëveshje për parametrat financiarë.
Në hyrje të godinës u vu re edhe deputeti Hamid Hamid nga “DPS – Fillimi i Ri” (formacion që nuk është pjesë e koalicionit qeverisës, por e mbështet qeverinë), i cili, kur u pyet nëse do të marrë pjesë në këshillin e koalicionit, tha se lideri i partisë së tij ka qenë i qartë një ditë më parë. Në një email drejtuar mediave, Deljan Peevski bëri të ditur se ka biseduar me kryeministrin Rosen Zheljazkov dhe ka konfirmuar mbështetjen për kabinetin.
Më vonë, partia GERB njoftoi në faqen e saj në Facebook se, së bashku me “Ka një popull të tillë”, ngritën çështjen për rrotacionin e kryetarit të Kuvendit Popullor, “në emër të qeverisjes së përbashkët të shtetit nga tre formacionet e koalicionit”. Nga publikimi bëhet e qartë gjithashtu se kanë filluar bisedime konstruktive mes partnerëve për Buxhetin 2026. “Bisedimet mbi të dyja temat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa nga nesër rifillon puna e Kuvendit Popullor”, thuhet ghithashtu në njoftim.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova, BNR

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا