SHOQËRI

Artikull

Gjithnjë e më shumë bullgarë duan të kthehen në atdhe

Martë, 21 Tetor 2025, 12:49

Cvetan Spasov, Smilen Vëllov dhe Dimitër Koparov

Cvetan Spasov, Smilen Vëllov dhe Dimitër Koparov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Vërehet një tendencë e qëndrueshme për kthimin e bullgarëve nga jashtë, u bë e ditur gjatë forumit “Evropa është me mua”, organizuar nga Autoriteti Menaxhues i Programit “Zhvillimi i burimeve njerëzore” pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, njoftoi BTA. Vendimi për t’u kthyer bazohet në vlerësimin se situata në vendin tonë ofron një mënyrë më normale jetese.
“Dy-tre muaj para se të shpallnim programin “Zgjedh Bullgarinë”, nisëm të merrnim çdo ditë dhjetëra email-e nga bullgarë që kishin vendosur të ktheheshin ose që po e mendonin seriozisht kthimin bashkë me familjet e tyre”, deklaroi Cvetan Spasov, drejtuesi i programit. Sipas tij, këta qytetarë shtrojnë pyetje serioze – jo vetëm për mbështetje nga shteti, por edhe për përfshirjen e fëmijëve të tyre në sistemin arsimor dhe për shërbimet shëndetësore.
Më shumë se 2600 persona kanë dorëzuar kërkesa për t’u kthyer në atdhe, bëri të ditur drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Punësimit, Smilen Vëllov. Ai shtoi se jeta jashtë vendit nuk është më aq tërheqëse për bashkatdhetarët tanë.
Lexoni më shumë mbi temën në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA