Artikull
Brenda një muaji, Bullgaria është përmendur 7 herë si një vend i lidhur me ushqime të rrezikshme
Martë 21 Tetor 2025 13:11
Martë, 21 Tetor 2025, 13:11
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
Gjatë muajit shtator, Bullgaria është përmendur shtatë herë si vend i lidhur me produkte ushqimore të rrezikshme, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqime dhe Foragjere, raportoi gazetarja e BNR-së, Veselina Millanova. Gjatë të njëjtës periudhë, vendi ynë ka paraqitur 23 sinjale për ushqime të kontaminuara.
Produktet për të cilat vende të tjera kanë sinjalizuar Sistemin Evropian për Paralajmërim gjatë muajit të kaluar përfshijnë: bimë dhe erëza, produkte mishi, ushqime të gatshme, çaj dhe kafe. Në tre nga shtatë rastet, mallrat janë prodhuar në Bullgari. Në këto raste, rreziku është vlerësuar si “i rëndë”, pasi bëhej fjalë për: copëza xhami në një batonë proteinike të gatshme, konserva pule me defekte dhe rrezik kimik në bimë mjekësore. Në katër rastet e tjera, mallrat thjesht kanë kaluar nëpër Bullgari.
Sinjalet e paraqitura nga Bullgaria lidhen më së shpeshti me pesticide në speca dhe domate nga Turqia, si dhe me mikotoksina në fiq të thatë, fëstëkë të pjekur dhe lajthi me origjinë nga Turqia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا