Artikull
Parashikimi i motit për 22 tetorin
Na pret një mot i ngrohtë vjeshtor
Martë 21 Tetor 2025 16:40
Martë, 21 Tetor 2025, 16:40
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe lugina. Gjatë ditës, do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, më të konsiderueshme mbi rajonet jugore dhe malore, ku do të bien shira të lehtë në vende të caktuara. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 16 deri në 21°, në kryeqytet do të jetë rreth 18°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, do të ketë vranësira të shpërndara dhe nuk do të ketë reshje. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë midis 16-18°. Uji në det është 17-19°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në male, vranësirat do të jenë të konsiderueshme dhe në disa vende në gjysmën perëndimore të Stara Pllanina dhe në masivet në Bullgarinë Jugperëndimore, do të bien shira, në pjesët më të larta – borë. Do të fryjë erë e moderuar jugperëndimore. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 14°, në 2000 m rreth 6°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: EPA/BGNES
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا