SHOQËRI

Artikull

Studimet e një shkencëtareje bullgare japin drejtime të reja në etnologji

Projekte të studiuesve nga 3 kontinente janë frymëzuar nga puna në terren e Prof. Asoc. Natalija Rashkova

Martë, 21 Tetor 2025, 17:00

Docent dr. Natalija Rashkova

Docent dr. Natalija Rashkova

FOTO: Desisllava Shapkarova

Madhësia e shkronjave

Kur kontributi në fushën e shkencës kthehet në bazë për studime të mëtejshme të thelluara, kufijtë midis shteteve dhe kontinenteve sikur shkrihen – në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe në atë figurativ. Pikërisht kjo ndodhi gjatë konferencës shkencore "Terrene dhe drejtime. Dimensione dhe perspektiva etnomuzikologjike, folkloristike dhe antropologjike", e organizuar nga Instituti për Etnologji dhe Folkloristikë me Muze Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (IEFEM – BAN) dhe Shoqata "Të Panjohurit – Plovdiv", e cila ishte e përkushtuar 70-vjetorit të Prof. Asoc. Dr. Natalija Rashkova, që ka lënë gjurmë të ndritshme në shkencë me studimet e saj të thelluara dhe shumëvjeçare në fushën e etnomuzikologjisë, politikave kulturore dhe proceseve migratore të folklorit bullgar, me shumë publikime në revista të specializuara bullgare dhe të huaja.
Ngjarja u shndërrua në një takim emocionues midis shkencëtarëve nga Polonia, Rumania, Gjermania, Kazakistani dhe SHBA, dhe secila prej temave, që paraqisnin projekte të përfunduara dhe të ardhshme kërkimore në fusha të ndryshme të shkencës, bazohej në rezultatet e punës shumëvjeçare të Natalija Rashkova.

FOTO: Десислава Шапкарова

“Me Natalijan kemi punuar që nga vitet studentore. Vizituam Sakarin, Ivajllovgradin, bullgarët katolikë në rajonin e Svishtovit, krahinën e Tranit, bullgarët në Hungari, kaluam edhe kufirin jugor dhe ishim mes pasardhësve të refugjatëve nga Trakia Lindore dhe Perëndimore. Nga kjo lindën edhe shumë publikime të mira, dhe një nga më të rëndësishmet është përmbledhja ‘Folklori nga Sakari’, regjistrimet e së cilës edhe sot përdoren nga vendasit për të ringjallur traditat e tyre,” ndau Prof e Asoc. Valentina Rajçeva dhe shtoi:

Доц. Ирена Бокова (вляво), проф. Владимир Пенчев и доц. Веселка Тончева

FOTO: Десислава Шапкарова

“Nuk ka kënaqësi më të madhe për një shkencëtar sesa veprat e tij të lexohen, të citohen, të shërbejnë si frymëzim për kërkime të reja dhe të hapin horizonte; nuk ka kënaqësi më të madhe as se kjo – të edukosh dhe trajnosh pasuesit e tu, që të realizohen në sferën shkencore dhe të vazhdojnë rrugën tënde, siç janë doktorantët e suksesshëm të Natashës. Nëse duhet ta përshkruaj kontributin e saj shkencor me tri fjalë, do të thoja: ‘shtigje, gjurmë, drejtime.’”

Проф, Любомир Миков - за шуторете в Европа през Средновековието

FOTO: Десислава Шапкарова

Takimi kaloi midis thellësisë së referateve dhe fjalëve të ngrohta të mirënjohjes, kujtimeve të dashura nga ekspeditat për studime në terren dhe urimeve miqësore emocionuese, të dërguara jo vetëm nga kolegë, por edhe nga institucione arsimore, institucionet dhe organizatat e tëra, ndërsa kartolinat përshëndetëse të Radios Kombëtare të Polonisë, Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit në Zakopane (Poloni) dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit shkaktuan shpërthim emocionesh në sallë.
Gjatë ditës së parë të konferencës dyditore, profesori Vlladimir Pençev nga IEFEM – BAN paraqiti një nga studimet më të rëndësishme për diasporën bullgare jashtë vendit, të kryer së bashku me Natalija Rashkovën, dhe shpjegoi:

Проф. Владимир Пенчев

FOTO: Десислава Шапкарова

“U realizuan studime në Hungari dhe Çeki, dhe ishte logjike përqendrimi drejt Sllovakisë, e më vonë edhe drejt Austrisë, pra drejt mbylljes së rrethit të studimeve të komuniteteve bullgare në Evropën Qendrore. Nga ana tjetër, ndaj Sllovakisë gjithmonë ka pasur interes për shkak të kopshtarëve bullgarë që jetojnë atje. Vetëm do të shtoj se, me nismën e hungarezëve, në Sllovaki gjithashtu ekziston ideja që kopshtaria bullgare të mbrohet si trashëgimi kulturore jomateriale.”

Доц. Веселка Тончева представя бъдещото изследване

FOTO: Десислава Шапкарова

Më vonë, Prof. e Asoc. Veselka Tonçeva paraqiti një projekt të ardhshëm, të bazuar në disa nga studimet e Prof. e Asoc Rashkova, por të orientuar drejt teknologjive më të reja dixhitale, duke përdorur sisteme sensorike, të cilat, përmes vendosjes mbi trupin e njeriut, do të japin informacion për një studim krejtësisht inovativ të vallëzimit tradicional bullgar.

Гл. ас Даниела Сименова- Коруджиева- за авторското право и изкуствения интелект

FOTO: Десислава Шапкарова

Temat e tjera të konferencës përfshinin logjistikën, praktikat muzikore, shëndetësinë në Mbretërinë e Bullgarisë, orkestrat dasmore trakase, gajdexhinjtë, figurën e shakasë gjatë Mesjetës dhe madje edhe të drejtën e autorit në interpretimet folklorike dhe problemet e ardhshme të lidhura me inteligjencën artificiale – të gjitha këto tema të zhvilluara me ndihmën e zbulimeve të Natalija Rashkovës dhe të përdorura si bazë nga studiues që punojnë në territorin e tre kontinenteve.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: Desisllava Shapkarova