Artikull
Në rajonet kufitare të qytetit Kjustendill, të huajt tashmë po kërkojnë të paguajnë në euro
Mërkurë 22 Tetor 2025 06:20
Mërkurë, 22 Tetor 2025, 06:20
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të huajt shpesh kërkojnë të paguajnë me euro. Arsyeja është se tashmë tek produktet është shënuar edhe çmimi në valutën evropiane, tregojnë shitësit në dyqanet e rajonit të Kjustendilit. Të huajt – sidomos në pikat e karburantit, kur furnizohen me karburant, kërkojnë të paguajnë me euro, pasi tek produktet është shfaqur edhe çmimi i ardhshëm në euro. Shitësit e kanë pak të vështirë t’u shpjegojnë atyre se kjo nuk është e mundur para datës 1 janar, raporton korrespondenti i BNR në Kjustendill, Kirill Falin.
Madje edhe bullgarët tashmë preferojnë të paguajnë me euro – dhe jo me leva. Ndërkohë, banorët e qytetit Kjustendill janë të shqetësuar për periudhën pas 1 janarit, kur do të kenë më shumë kartëmonedha në euro, ndërsa levat do të reduktohen – dhe pyesin nëse do të mund të vazhdojnë të bëjnë pazare në Bosilegrad, në Serbinë Lindore dhe në Maqedoninë e Veriut, ku deri tani kanë përdorur edhe valutën kombëtare bullgare.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا