Artikull
Bullgaria mbetet ndër vendet e BE-së me borxhin më të ulët
Mërkurë 22 Tetor 2025 06:33
Mërkurë, 22 Tetor 2025, 06:33
FOTO: Georgi Cvetkov, BNR
Madhësia e shkronjave
Ministria e Financave më 21 tetor mori një borxh të brendshëm dhe shiti letra me vlerë shtetërore në shumën prej 300 milionë leva (145 milionë euro) me afat maturimi pas 3 vitesh. Gjatë vitit 2025, shteti mori një borxh të brendshëm prej 3 miliardë leva (1,45 miliardë euro). Në tregjet ndërkombëtare u mor një borxh prej 7,2 miliardë euro, rikujton agjencia BTA.
Sipas buxhetit shtetëror, borxhi i marrë deri në fund të vitit – si në tregun e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm – mund të arrijë në 18,9 miliardë leva (9,1 miliardë euro). Deri më tani, borxhi i ri arrin në 17,1 miliardë leva (8,65 miliardë euro).
Sipas të dhënave të fundit të Eurostat-it nga 21 tetori, Bullgaria mbetet ndër vendet e BE-së me raportin më të ulët të borxhit shtetëror ndaj PBB-së. Për tremujorin e dytë të vitit 2025, raporti më i ulët i borxhit është regjistruar në Estoni (23,2%), Luksemburg (25,1%) dhe Bullgari (26,3%). Rritja e raportit të borxhit për Bullgarinë gjatë vitit 2025 është 2,6%.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Georgi Cvetkov, BNR
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا