POLITIKË

Artikull

GERB-SDS dhe “DPS-Fillimi i Ri” u dakorduan për një mandat të plotë të qeverisë

Mërkurë, 22 Tetor 2025, 07:58

GERB-SDS dhe “DPS-Fillimi i Ri” u dakorduan për një mandat të plotë të qeverisë

FOTO: Qendra e Shtypit e DPS-së

Madhësia e shkronjave

Në një takim në Parlament, në prani të drejtuesve të partive, koalicioni GERB-SDS dhe partia “DPS-Fillimi i Ri” u dakorduan për një mandat të plotë qeverisës dhe për zbatimin e angazhimeve në drejtim të orientimit euroatlantik të Bullgarisë. Këtë e njoftuan zyrtarisht zyrat e shtypit të GERB dhe të “DPS-Fillimi i Ri”. Takimi ndodhi para rifillimit të punës së Kuvendit Popullor, pasi për një javë deputetët nuk mbajtën seanca për shkak të mungesës së kuorumit.
“DPS-Fillimi i Ri” do të vazhdojë të mbështesë mandatarin dhe partnerët në qeverisje për realizimin e një mandati të plotë të kabinetit. U vendos që forma e mbështetjes të mos ndryshojë. “DPS-Fillimi i Ri” refuzon të marrë pjesë në pushtetin ekzekutiv.
“Palët konfirmuan angazhimin për respektimin e programit të dakorduar legjislative dhe qeverisëse në interes të qytetarëve dhe shtetit”, thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Qendra e Shtypit e DPS-së

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا