EKONOMI

Artikull

Punësimi në Bullgari është ndër më të lartët në BE, por mbi 1 milion njerëz nuk punojnë

Mërkurë, 22 Tetor 2025, 08:12

Punësimi në Bullgari është ndër më të lartët në BE, por mbi 1 milion njerëz nuk punojnë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Deri më 31 dhjetor 2024, numri i personave në moshë pune në Bullgari ishte 3 765 000, që përbën 58.5% të popullsisë së vendit. Nga këta, 1 970 000 janë burra, ndërsa 1 795 000 janë gra. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Institutit Kombëtar të Statistikave (NSI), Svilen Kolev.
Në fund të vitit 2024, mbi moshën e punës ishin 1 701 000 persona ose 26.4% e popullsisë. Ndërkohë, 971 000 vetë ishin nën moshën e punës, që përbën 15.1% të popullsisë, shtoi Kolev.
Popullsia e përgjithshme e Bullgarisë në fund të vitit 2024 ishte 6 437 360 banorë. Krahasuar me vitin 2023, kjo është një ulje prej 8 121 personash ose 0.13%. Në total, që nga viti 1985, popullsia u zvogëlua me 2 512 500 vetë.
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, numri i bullgarëve ekonomikisht joaktivë në moshën 15–64 vjeç ishte 1 042 000 persona – 456 100 burra dhe 585 900 gra.
Ndërkohë, papunësia në Bullgari është një nga më të ulëtat në Bashkimin Evropian. Në gusht 2025, ajo ishte vetëm 3.6%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA