LAJME

Artikull

Liberalët në Parlamentin Evropian do të hetojnë arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Varnës

Mërkurë, 22 Tetor 2025, 10:42

Liberalët në Parlamentin Evropian do të hetojnë arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Varnës

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim me kompetencat e prokurorisë dhe pengim sistematik të reformës në drejtësi". Vendimi u mor nga Byroja e grupit parlamentar, në sfondin e shqetësimeve në rritje pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Varnës, Bllagomir Kocev, më 8 korrik. Sipas euro-liberalëve, ky rast është "simbol i erozionit të pavarësisë së gjyqësorit në Bullgari".
Lajmi vjen në të njëjtën ditë kur, me kërkesë të “RinovoEvropën”, eurodeputetët në Strasburg do të zhvillojnë një debat mbi sundimin e ligjit në Bullgari për shkak të arrestimit të Kocevit, raporton korrespondentja e BNR-së në Bruksel, Angelina Piskova.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا