Artikull
“Allianz Trade”: Bullgaria do të jetë ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropën Qendrore dhe Lindore
Mërkurë 22 Tetor 2025 11:56
Mërkurë, 22 Tetor 2025, 11:56
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Rritja vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë do të mbetet në një nivel prej mbi 3% në periudhën 2025-2027, parashikon siguruesi i kredive tregtare “Allianz Trade” në raportin e tij, raporton BTA. Kjo do të thotë që ekonomia bullgare do të bëhet një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Perspektivat optimiste bazohen në kërkesën e qëndrueshme të brendshme, të udhëhequr nga konsumi i fortë i familjeve dhe shkalla serioze e rritjes së pagave. Me një rritje të parashikuar të PBB-së prej 3.1% për vitin 2025, Bullgaria do të ketë një performancë më të mirë se të gjitha vendet e rajonit përveç Kroacisë - 4% dhe Polonisë - 3.3%.
Sipas analistëve, së bashku me konsumin e brendshëm, investimet do të luajnë gjithashtu një rol kyç në rritjen e ekonomisë sonë. Ato lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e projekteve të financuara nga BE në kuadër të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës dhe shpenzimet publike në shkallë të gjerë për infrastrukturën dhe mbrojtjen.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Pixabay
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا