LAJME

Artikull

Rosen Zheljazkov ftoi Mbretin Charles III të vizitojë përsëri Bullgarinë

Mërkurë, 22 Tetor 2025, 12:58

Rosen Zheljazkov ftoi Mbretin Charles III të vizitojë përsëri Bullgarinë

FOTO: Këshilli i Ministrave

Madhësia e shkronjave

Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave.
Të dy folën në pritjen mbretërore të organizuar me rastin e Samitit në kuadër të iniciativës "Procesi i Berlinit" në Londër, e cila bashkon udhëheqës nga Ballkani Perëndimor, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare.
Kryeministri ndau përshtypjet dhe kujtimet e vizitave të paharrueshme të Mbretit në vendin tonë. Sipas tij, një vizitë tjetër do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe miqësisë midis Bullgarisë dhe Britanisë së Madhe.
Mbreti Charles III e ka vizituar vendin tonë dy herë në cilësinë e Princit të Kurorës së Britanisë së Madhe - në vitin 1998 dhe 2003.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Këshilli i Ministrave