LAJME

Artikull

Mjekët e rinj do të marrin rritjen e dëshiruar të pagave të tyre

Mërkurë, 22 Tetor 2025, 14:11

Kostadin Angellov

Kostadin Angellov

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kryetari i tij Kostadin Angellov, njoftoi gazetarja e BNR-së Milla Mlladenova.
Mjekët e rinj këmbëngulin që paga e tyre bazë bruto të jetë 3.5 herë më e lartë se minimumi për vendin, dhe që infermierët, rehabilituesit dhe asistentët e mjekëve të marrin 150% të pagës mesatare për vendin.
Pagat minimale të specialistëve mjekësorë në institucionet mjekësore do të përshkruhen në buxhetin e Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore dhe asnjë nga pagat nuk do të jetë më e ulët se propozimet në tre opsionet që Komisioni i Shëndetësisë duhej të diskutonte sot, shpjegoi deputeti. Sipas tij, pjesa tjetër e atyre që punojnë në sektorin e shëndetësisë do të marrin gjithashtu një rritje page.
Kostadin Angellov tha gjithashtu se buxheti i fondit të shëndetësisë do të rritet me 400 milionë leva (rreth 200 milionë euro) vitin e ardhshëm dhe do të arrijë rreth 10 miliardë leva (rreth 5 miliardë euro).
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا