LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 23 tetorin 2025

Ngrohja vazhdon, por në jug nuk përjashtohen reshje të lehta

Mërkurë, 22 Tetor 2025, 16:35

Parashikimi i motit për 23 tetorin 2025

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes, në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose vranësirave të ulëta. Gjatë ditës, vranësirat mbi vendin do të jenë të ndryshueshme, kryesisht më të dendura mbi rajonet jugore, ku në disa zona priten reshje të lehta shiu. Ngrohja do të vazhdojë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 18 deri në 23°C, ndërsa në kryeqytet rreth 20°C.
Gjatë natës së të enjtes duke u gdhirë e premtja, nga perëndimi, vranësirat do të shtohen shpejt dhe do të bëhen më të dendura.
Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të shpërndara, ndërsa në pjesën jugore të bregdetit – kryesisht vranësira të dendura, ku në disa zona priten reshje të lehta shiu. Do të fryjë erë mesatare nga jugu-jugperëndimi. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 19 deri në 22°C. Temperatura e ujit të detit është 17–19°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.
Në zonat malore, vranësirat do të jenë të shpërndara, por mbi masivet e Bullgarisë Jugore – kryesisht të dendura, me reshje të lehta në disa zona. Do të fryjë erë mesatare dhe përkohësisht e fortë nga jugu-jugperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi mbidetare do të jetë rreth 14°C, ndërsa në 2000 metra – rreth 8°C.
Të premten, era nga veriperëndimi do të shtojë vranësirat, të cilat do të bëhen kryesisht të dendura, dhe nga perëndimi në lindje të vendit do të ketë reshje shiu në disa zona. Temperaturat minimale do të jenë të larta për sezonin, në shumicën e rajoneve mes 9° dhe 14°C. Temperaturat maksimale do të jenë nga 16°–17°C në rajonet veriperëndimore, deri në 24°–25°C në juglindje.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES