Organizata “Karin Dom” ndan çmime në emër të bamirësit të saj Ivan Stançov

Enjte, 23 Tetor 2025, 02:05

Organizata “Karin Dom” ndan çmime në emër të bamirësit të saj Ivan Stançov

FOTO: karindom.org

Madhësia e shkronjave

Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Karin Dom” – Varna po organizon iniciativën bamirëse “Çmimet Ivan Stançov” në kujtim të diplomatit bullgar dhe themeluesit të organizatës – ambasadorit Ivan Stançov, njoftoi organizata civile. Më 23 tetor do të ndahen çmimet për biznes të përgjegjshëm, institucion dhe kontribut personal për të ardhmen e fëmijëve.
Organizata “Karin Dom” ndan çmime në emër të bamirësit të saj Ivan Stançov
Në vitin 1996, ambasadori bullgar në Londër, Ivan Stançov, themeloi një fondacion për të ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta. Ai e transformoi shtëpinë e familjes së tij në Kopshtin e Detit në Varna në “Karin Dom” – në emër të kushërirës së tij me paralizë cerebrale, dhe mblodhi një ekip të vogël specialistësh në të, të cilët, me ndihmën e kolegëve nga Anglia, studiojnë metodat më moderne terapeutike. Kështu, çdo vit fondacioni ofron shërbime dhe terapi profesionale për mbi 400 fëmijë dhe familje nga i gjithë vendi.
Mbrëmja do të hapet me një diskutim mbi fuqinë e bamirësisë, vullnetarizmit dhe ndërtimit të një komuniteti të angazhuar pas kauzave kuptimplote. Do të nderohen kompanitë, iniciativat, institucionet dhe personat që kanë kontribuar në bamirësi dhe në të ardhmen e fëmijëve.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: karindom.org