Artikull
Universiteti i Sofjes merr përsipër presidencën e aleancës “Transform4Europe” për një vit
Enjte 23 Tetor 2025 06:01
Enjte, 23 Tetor 2025, 06:01
FOTO: Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski"
Madhësia e shkronjave
Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare “Transform4Europe” (“Transformimi për Evropën”). Për një vit, Universiteti i Sofjes do të udhëheqë aleancën e 11 universiteteve, duke u përqendruar në inteligjencën artificiale në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, njoftoi qendra e shtypit e universitetit.
Me kërkime, seminare dhe shkëmbim akademik evropian të studentëve dhe fakultetit, presidenca e Universitetit të Sofjes do të punojë mbi qasjet inovative, përdorimin etik të inteligjencës artificiale në akademi dhe bashkëpunimin ndërdisiplinor. Qëllimi është të forcohet kapaciteti shkencor i aleancës dhe të promovohet zbatimi i përgjegjshëm i inteligjencës artificiale me një dimension njerëzor.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Universiteti i Sofjes