Artikull
Eksportet bullgare të energjisë elektrike garantojnë balancën e energjisë elektrike në Ballkan
Enjte 23 Tetor 2025 07:14
Enjte, 23 Tetor 2025, 07:14
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Bullgaria mbetet një eksportuese neto e energjisë elektrike dhe një nga shtyllat e sistemit energjetik në Evropën Juglindore. Eksportet e energjisë elektrike tejkalojnë importet me 3.1% në vitin 2024. Sipas këtij treguesi, vendi renditet i 11-ti në Evropë. Ndër vendet e Ballkanit, vetëm Sllovenia është përpara Bullgarisë me 19% dhe Malit të Zi me 5.6%. Rumania, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë importuese neto. Eksportet më të mëdha janë në Suedi - 27% dhe Francë - 22%.
Në terma absolutë, Bullgaria eksporton 987 GW. Vetëm Sllovenia, e cila eksporton 2,406 GWh, është përpara Bullgarisë midis vendeve të Ballkanit. Turqia dhe Greqia eksportojnë përkatësisht 985 GWh dhe 307 GWh. Rumania importon 2,958 GWh, Maqedonia e Veriut - 710 GWh, Serbia - 520 GWh, Shqipëria - 334 GWh. Ministri i Energjetikës Zheço Stankov njoftoi se në vitin 2025, eksportet e energjisë elektrike do të rriten me 60 për qind krahasuar me vitin 2024, raporton BGNES.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Pixabay
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا