LAJME

Artikull

Bojko Borisov për kazusin me “Lukoil”: Mund të mbetemi pa karburant në ndonjë moment

Enjte, 23 Tetor 2025, 11:42

Bojko Borisov

Bojko Borisov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në korridoret e Kuvendit Popullor kreu i partisë GERB, Bojko Borisov, sipas raportimit të gazetares së BNR-së, Maria Fileva. Sipas fjalëve të tij, kjo është arsyeja pse u ndërmor një masë parandaluese përmes një ndryshimi ligjor që kërkon verifikim nga agjencia e sigurisë DANS në rast të shitjes së kompanisë. “Ne i parashikuam ngjarjet –folëm me ministrin e financave, me guvernatorin e Bankës Kombëtare Bullgare që të ndiqet shumë me kujdes situata, sepse kjo nuk është punë për t’u marrë lehtë. Mund të mbetemi pa karburant në një moment”, shtoi Bojko Borisov. Megjithatë, ai nuk e përjashtoi mundësinë që Shtetet e Bashkuara të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre.

Асен Василев

FOTO: БТА

“Nëse “Lukoil” ndalon punën, kjo do të çojë në ndërprerjen e furnizimit me karburant në vend. Ne nuk kemi kapacitet të mjaftueshëm për import, prandaj nuk mund të mbulojmë tërësisht nevojat e brendshme të vendit”, komentoi kryetari i partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Asen Vasilev.
Ndërkohë, Banka Kombëtare Bullgare njoftoi se po analizon pasojat e mundshme nga zbatimi i sanksioneve. “Në nivel sistemik, nuk konstatohet ndonjë rrezik i drejtpërdrejtë kreditor që të ndikojë në stabilitetin e sistemit bankar të vendit”, thuhet në qëndrimin e institucionit.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA