Artikull
Kryeministri thirri ministra dhe drejtues të shërbimeve në një takim për çështjen “Lukoil”
Premte 24 Tetor 2025 06:14
Premte, 24 Tetor 2025, 06:14
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Kryeministri Rosen Zheljazkov thërret në orën 11:00 një mbledhje pas vendimit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj “Rosneft” dhe “Lukoil”. Në takim do t’i paraqiten kryeministrit raporte mbi çështjen nga ministrat e punëve të brendshme, të punëve të jashtme, të energjetikës, të financave, të ekonomisë dhe të drejtësisë, si dhe nga drejtuesit e shërbimeve.
Pritet që të premten, më 24 tetor, Parlamenti të shqyrtojë projektligjin me të cilin ndryshohen kushtet për shitjen e shoqërive të kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari.
Pa debat, Komisioni Parlamentar për Energjetikën më 23 tetor miratoi në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Nxitjen e Investimeve, të cilat parashikojnë që shitja e aktiveve të kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari të mund të bëhet vetëm pas vendimit të Këshillit të Ministrave dhe pas një opinion pozitiv nga Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare.
Lexoni më shumë mbi temën në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا