LAJME

Artikull

Asetet e “Lukoil”-it do të shiten vetëm me leje nga shteti

Premte, 24 Tetor 2025, 09:02

Asetet e “Lukoil”-it do të shiten vetëm me leje nga shteti

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kuvendi Popullor miratoi përfundimisht, në lexim të dytë, ndryshimet në Ligjin për Nxitjen e Investimeve. Me këtë shtesë, asetet e kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari mund të shiten vetëm pas një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe pas një qëndrimi pozitiv nga Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare. Kjo agjenci do të duhet të kryejë një verifikim paraprak dhe të paraqesë me shkrim qëndrimin e saj përpara çdo transaksioni që lidhet me shitjen e aksioneve apo pjesëve të kapitalit të “Lukoil-Bulgaria”, “Lukoil Neftohim Burgas” dhe “Lukoil Aviation Bulgaria”.
Në votim morën pjesë 191 deputetë. “Pro” votuan 119, “kundër” 70, ndërsa dy abstenuan.
Rafineria e “Lukoil”-it në Burgas është ndër faktorët e fundit që po e pengojnë Bashkimin Evropian të vendosë sanksione të drejtpërdrejta ndaj kompanive ruse të naftës, siç kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan edicioni evropian i “POLITICO”.
Lexoni më shumë mbi temën në arkivin e Radio Bulgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا