Artikull
Zheço Stankov: Janë siguruar karburante deri në fund të vitit
Premte 24 Tetor 2025 14:22
Premte, 24 Tetor 2025, 14:22
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me kujdes për të parandaluar spekulimet rreth rritjes së çmimeve të karburantit dhe se do të merren masa kontrolli nëse është e nevojshme.
Ministri tha gjithashtu se vendi ynë ka një plan të qartë veprimi në lidhje me furnizimin me naftë dhe produkte nafte, i cili përbëhet nga disa faza - duke përfshirë verifikimin dhe monitorimin e sasive të disponueshme të karburantit, si dhe masat parandaluese dhe dialogun aktiv me palët e interesuara.
Bullgaria do të veprojë në koordinim me partnerët e saj evropianë, të cilët janë gjendur në të njëjtën situatë, për të zhvilluar një plan të përbashkët veprimi evropian në situata të ngjashme, tha Zheço Stankov, cituar nga BTA.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا