LAJME

Artikull

Njësia 6 e “Kozlloduj”-t mbyllet për mirëmbajtjen vjetore të planifikuar

Shtunë, 25 Tetor 2025, 02:40

Njësia 6 e “Kozlloduj”-t mbyllet për mirëmbajtjen vjetore të planifikuar

FOTO: BGNES - arkiv

Madhësia e shkronjave

Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor.
Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse parandaluese dhe mirëmbajtje teknike e sistemeve dhe pajisjeve, të cilat do të sigurojnë funksionimin e sigurt dhe të besueshëm të njësisë. Do të zbatohen edhe masat e planifikuara që lidhen me funksionimin afatgjatë të njësive të centralit bërthamor.
Reaktori i Njësisë 6 do të rimbushet me karburant të freskët bërthamor për fushatën e tij të 31-të të karburantit.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES - arkiv