Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas.
Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë shkencëtarët. Zvogëlimi i orëve të dritës ditore mund të ndikojë në humorin tonë, të rrisë ankthin dhe simptomat depresive tek personat që janë të prirur ndaj çrregullimeve. Këshillat për t’u përballur me pasojat negative të kalimit në orën dimërore përfshijnë shfrytëzimin maksimal të dritës së ditës, më pak gjumë gjatë ditës, aktivitet shoqëror dhe teknika relaksimi.
Përsëri do të gëzojmë ditë të gjata dhe me diell në pranverë – do të rikthehemi përsëri në orën verore më 29 mars 2026, në orën 3:00 të mëngjesit.
Përpiloi: Elena KarkallanovaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello