Artikull
Shijet e vjeshtës defilojnë në një festival kulinarie në Sofje
Shtunë 25 Tetor 2025 05:05
Shtunë, 25 Tetor 2025, 05:05
FOTO: Sofia Restaurant Week
Madhësia e shkronjave
Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore.
Një arsye shtesë për këtë është edhe edicioni i dymbëdhjetë i Sofia Restaurant Week – nga 25 tetori deri më 2 nëntor 2025. Në këtë ngjarje marrin pjesë 28 lokale që ofrojnë menu festive me pjata sezonale, produkte vendase dhe teknika moderne që pasqyrojnë pasurinë e gastronomisë bashkëkohore të Sofjes.
FOTO: Sofia Restaurant Week
“Ne i përzgjedhim me kujdes restorantet, jo vetëm për shkak të cilësisë së lartë të ushqimit të tyre, por edhe bazuar në shërbimin e shkëlqyer, ambientin e mrekullueshëm, kopshtin e tyre apo ndonjë veçori tjetër të jashtëzakonshme”, thonë organizatorët e këtij eventi kulinar.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: Sofia Restaurant Week
Publikoi / Publikuan: St. Pavlov