Artikull
Produkti i Brendshëm Bruto rritet me 3.4% në vitin 2024
Shtunë 25 Tetor 2025 09:35
Shtunë, 25 Tetor 2025, 09:35
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar arritën në 195.961 miliardë leva (100,2 mlrd euro), ndërsa një vit më parë ishin 176.169 miliardë leva (90,08 mlrd euro).
PBB-ja arrin një vëllim nominal prej 204.907 miliardë leva (104,77 mlrd euro), dhe vlera e shtuar bruto – 178.772 miliardë leva (91,41 mlrd euro).
Sektori i shërbimeve rrit pjesën e tij relative në vlerën e shtuar të ekonomisë me 1.9% në 73.1 për qind. Pjesa relative e vlerës së shtuar të gjeneruar nga aktivitetet në sektorin industrial ulet në 24.2% nga 25.9% në vitin 2023. Pjesa relative e sektorit bujqësor në vlerën e shtuar të ekonomisë është 2.7%, që është një rënie prej 0.2% krahasuar me vitin 2023.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: arkiv
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا