LAJME

Artikull

Agjencia “Mjara”: Krimet dhe incidentet mbeten burimi kryesor i tensioneve

Dielë, 26 Tetor 2025, 08:15

Agjencia “Mjara”: Krimet dhe incidentet mbeten burimi kryesor i tensioneve

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u kontrolluar” në një shkallë dhjetëpikëshe. Këtë e tregojnë të dhënat e një anketimi të Agjencisë Sociologjike “Mjara”, njofton BTA. Indeksi pasqyron ndikimin e 21 treguesve me peshë të ndryshme, që përbëjnë faktorët e tensionit publik.
Sipas sociologëve, tremujori ishte plotë ngjarje negative me natyrë sociale dhe familjare, si aksidente dhe katastrofa natyrore, dhe më pak zhvillime politike apo ekonomike. Krimet dhe incidentet vazhdojnë të jenë burimi kryesor i tensioneve në shoqëri.
Ndikim të konsiderueshëm publik kishte edhe situata rreth arrestit të kryetarit të bashkisë së Varnës, e cila ka shkaktuar reagime dhe trazira shoqërore.
Agjencia “Mjara” parashikon një rritje të tensionit të lidhur me ngjarje politike gjatë tremujorit të katërt të vitit. Gjithashtu, pritet që të ketë valë shqetësimesh edhe para dhe pas aplikimit të euros.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا