LAJME

Artikull

Bullgaria pret që të hiqet nga “Lista Gri” e FATF-së

Hënë, 27 Tetor 2025, 08:06

Georgi Georgiev

Georgi Georgiev

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që vijnë nga veprimtari të paligjshme. Këtë e deklaroi ministri i drejtësisë, Georgi Georgiev, për BNT. Nga 25 kriteret që duhen përmbushur për t’u hequr nga lista, 22 janë njohur si të përmbushura, dhe Bullgaria ka bërë përparim të konsiderueshëm, sipas raportit të gjashtë të Grupit të Veprimit Financiar (FATF) për vendin, njoftoi ministri.
Masa e parë nga ato që mbeten për t’u përmbushur tashmë u realizua nga Ministria e Drejtësisë. Në janar do të raportohet progresi mbi tre kriteret e mbetura, pas së cilës do të kërkohet hapja e procedurës për heqjen e vendit nga lista, tha Georgiev. Sipas tij, prania e Bullgarisë në “Listën Gri” i largon investitorët e huaj, ngadalëson rritjen e PBB-së dhe e vështirëson biznesin bullgar.

Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES