Artikull
Në Budva Presijan Genov u bë kampion evropian në boks për nxënës
Hënë 27 Tetor 2025 09:31
Hënë, 27 Tetor 2025, 09:31
Presijan Genov
FOTO: Organizatorët
Madhësia e shkronjave
Bullgaria ka tashmë kampionin e saj të ri evropian. Presijan Genov ndoqi gjurmët e emrave të mëdhenj të historisë së boksit bullgar, duke pushtuar majën e kontinentit të vjetër në kategorinë më të rëndë (+90 kg). Nën drejtimin e legjendave Petër Lesov dhe Mihaill Takov, talenti kombëtar triumfoi në kampionatin e zhvilluar në Budva, Mal i Zi.
Genov zhvilloi një ndeshje të fuqishme në rrugën drejt fitores kundër Damiano Rizo. Bullgari ia doli mbanë përballë italianit në përplasjen finale në ringun e Budvës. Ai tregoi klas dhe aftësi për të siguruar suksesin që i dha medaljen e artë, raporton BTA.
Kështu, Bullgaria përfundoi me 4 medalje në kampionatin në Mal të Zi. Përveç titullit të Presijanit, përfaqësuesit kombëtarë fituan edhe 3 medalje bronzi: Ana Dobreva (40 kg), Nikëllës Nikollov (66 kg) dhe Valeri Todorov (80 kg).
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Organizatorët
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا