SHOQËRI

Artikull

Para gjumit dimëror, arinjtë e rinj nga Ukraina gjetën strehë në Bullgari

Hënë, 27 Tetor 2025, 09:46

Para gjumit dimëror, arinjtë e rinj nga Ukraina gjetën strehë në Bullgari

FOTO: four-paws.bg

Madhësia e shkronjave

Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me fondacionin “Brigitte Bardot”. Arinjtë janë motër e vëlla, shtatëvjeçarë, dhe vijnë nga strehimorja e mbrojtur për arinj e “Katër Putrave” në Ukrainë – parku Domazhir.
Në vitin 2020, ata u shpëtuan nga një jetë e trishtë në një hotel të braktisur, ku ishin përdorur si atraksion turistik. Parku në Domazhir kishte arritur kapacitetin e tij të plotë prej 31 arinjsh, prandaj këto kafshë ukrainase u zhvendosën në Bullgari.

FOTO: four-paws.bg

Për të mbërritur në Belicë, arinjtë përshkuan një udhëtim 40-orësh përmes Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Rumanisë. Të sapoardhurit janë në gjendje të mirë dhe aktualisht ndodhen në karantinë për vëzhgim nga veterinerët, bëri të ditur organizata “Katër Putrat”.
Froll dhe Frosija janë më të rinjtë ndër 17 banorët e parkut në Belica.
Lexoni më shumë nga koleksioni iRadio Bulgarsë: 
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: four-paws.bg