Artikull
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale premtoi se nuk do të ketë të dëmtuar nga buxheti i parë në euro
Hënë 27 Tetor 2025 11:41
Hënë, 27 Tetor 2025, 11:41
Borisllav Gucanov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, në lidhje me përgatitjen e projektbuxhetit për vitin 2026. “Nuk e di kush thotë se “rregulli zviceran” do të ndryshohet. Për herë të parë po e dëgjoj këtë prej jush. Kur flasim për pensionet dhe për nënat, do të bëjmë gjithçka që të mos ketë shtresa të dëmtuara – pensionet do të indeksohen sipas “rregullit zviceran”, dhe do të sigurojmë që të ketë rritje të fondeve për nënat gjatë vitit të dytë për fëmijën e parë, të dytë dhe të tretë. Këto janë bisedimet që po zhvillojmë me partitë që jemi në këtë qeveri, dhe siç e shihni, deri tani gjithmonë kemi arritur dakordësi për këto çështje”, tha Gucanov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA